Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e OSBE në Shqipëri.

Ajo i vlerëson ata për punën e tyre në zgjedhje dhe shprehu lumturinë që raporti paraprak i OSBE njohu punën e mirë,

Xhaçka thekson se qeveria  punoi shumë për të garantuar standarde të larta në zgjedhje.

“Zhvillova sot një takim me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR. Mirënjohës për punën e mirë pavarësisht rrethanave të vështira, kushtëzuar nga Covid. Qeveria shqiptare ka punuar fort për garantimin e standardeve të larta zgjedhore. Të lumtur që raporti i ndërmjetëm i OSBE-së ka njohur gjithë punën e mirë”, u shpreh ministrja.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb