Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka dalë në një konferencë të përbashkët për mediat me homologun e saj portugez Joao Cravinho.

Xhaçka vlerësoi mbështetjen e Portugalisë në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

“Mbajtja e KNQ-së, nënkupton se BE ka miratuar punën dhe arritjet tona. Shkëmbyem mendime mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalёshe mes vendeve tona. Ne e vlerësojmë vizionin realist qё Portugalia ka ndaj Ballkanit Perëndimor. Ballkani i Hapur, vlerёsuam se përbën një shembull pozitiv për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Kjo përpjekje mbështetet për të thelluar bashkëpunimin ekonomik rajonal, në një mënyrë që promovon integrimin me BE. Rigjallërimi i perspektivës së integrimit të vendeve të rajonit dhe Ukrainës, instrument efikas për të inkurajuar forcimin e paqes. Bashkëpunimi në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, ekzistojnë mundësitë për një bashkëpunim të frytshëm”, tha Xhaçka.

Ministrja e Jashtme më tej shtoi: “Shqipëria në KS vlerësohet lart pёr lidershipin e saj në çështjet sensitive që trajtohen. Portugalia do tё vijojё tё na mbështes nё sfidat e agjendёs sonë tё përbashkët ndёrkombёtare. Diskutuam me kolegun Craninho mbi rrugët e intensifikimit të dialogut politik”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb