Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është rruga para për të dyja palët. Deklarata në fjalë erdhi pas takimit që pati me Përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Linde përmes një postimi në Twitter ka thënë se të dyja vendet si Kosova ashtu edhe Serbia duhet ta kenë prioritet dialogun.

“Një diskutim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Mirosllav Lajçak, për dialogun Beograd-Prishtinë të ndihmuar nga BE-ja. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është rruga para. Dy shtetet duhet ta bëjnë prioritet dialogun”, ka shkruar Ann Linde.

Lidhur me këtë takim ka folur edhe diplomati sllovak, Miroslav Lajçak i cili tha se së bashku me ministren suedeze Linde, diskutuan për nevojën e forcimit të besueshmërisë së BE-së në rajon, si dhe rolin e dialogut dhe rëndësinë e OSBE-së që luan në terren.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb