Zor se ka komplimentuar në publik ndonjë zyrtar tjetër në këtë formë. Por kur vjen çështja tek kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nuk ngurron t’ia thotë publikisht vlerësimet, pa patur frikë se edhe mund ta teprojë në komplimenta.

“Tërmeti i vërtetë si tërmeti dhe bio për komunitetin
Tepelenë ç’e pate fat!”, – shkruan ministrja Kumbaro në “Facebook” duke iu referuar një shkrimi të publikuar në portalet online për kryebashkiakun e Tepelenës, për të cilin kujtojmë se Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Në bazë të dokumenteve të dërguara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryetari i bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi është dënuar me vendim të formës së prere nga Gjykata e Tepelenës për falsifikim dokumentash.

Për këtë rast ai është dënuar me 150 mijë lekë gjobë dhe dënimin nuk e ka pasqyruar kur është pyetur për ligjin e dekriminalizimit.

Kryetari i bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi u bë i famshëm në fushatën elektorale për pushtetin vendor për shkak të një “lapsusi”. Ai mbahet mend për fitoren “publicitare” (lexo plebishitare) që premtonte përpara elektoratit të tij të majtë.
mirela

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb