TIRANË- Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është takuar me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, ministrja Kodheli i ka uruar Demollin për detyrën e re duke ofruar mbështetjen dhe ndarë vullnetin për thellimin e bashkëpunimit.

Ndërkaq Ministri Demolli tha se në këtë takim kanë biseduar për çështjet e bashkëpunimit të deritanishëm si dhe për thellimin e këtij bashkëpunimi. “Gjatë këtij takimi si Ministër i FSK-së, falënderova Ministren e Mbrojtjes për kontributin e dhënë në ekipin këshillues. Kosova dhe Shqipëria nuk ndajnë vetëm kufijtë dhe gjuhën por qëllimet e përbashkëta, forcimin e partneritetin me SHBA-të dhe shtetet e tjera perëndimore. Shqipëria ka qenë gjithmonë aleat i Kosovës, duke mbështetur dhe përfaqësuar interesat e Kosovës në NATO. Me nënshkrimin e planit për 2015, ne presim që përvojat e Shqipërisë në NATO të mësojmë shumë. Të ngremë grupet e punës”, tha Demolli.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb