TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka kryer një vizitë të papritur mbrëmjen e sotme në Urgjencën e Pediatrisë dhe Kardiologjisë në QSUT.

Qëllimi i inspektimit të ministres ka qenë marrja e opinionit të qytetareve rreth shërbimit dhe në të njëjtën kohë ofrimin e këtyre shërbimeve nga ana e stafit te urgjencës. Gjatë bashkëbisedimit me qytetaret, Manastirliu i garantoi se e gjithë vëmendja e Ministrisë do të jetë për të ofruar shërbime cilësore.

Gjithashtu ministrja theksoi se investimet në shëndetësi do të vazhdojnë me qellim që çdo qytetar të marrë shërbimin e duhur, me procedura të lehtësuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb