Edona Bilali ishte e ftuar në “Dola te Ola” këtë të diel, ku rrugëtoi nëpër kujtime sikurse të ftuarit e tjerë të programit.

Teksa në ekran u shfaq një fotografi me motrën, ajo theksoi se që fëmijë e ka dashur shumë pavarësinë. Ndërkohë që motra e madhe e kishte detyrë nga mamaja e saj që të kujdesej për të dhe ta shoqëronte pothuaj kudo, asaj deri në adoleshencë nuk i pëlqente, pasi dëshironte të kalonte kohë më shumë me shoqet, ndërsa më vonë ajo tregoi se ka qenë krejt e kundërta.

Edona tha se është shumë e lidhur me motrën e saj, e cila prej dy vitesh ka sjellë një vajzë të vogël në familje që u ka ndryshuar jetën të gjithëve familjarëve.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes gjatë programit rrëfeu edhe lidhjen e saj të ngushtë më qytetin e Velipojës, të cilin nuk e ndryshon për asgjë. Gjatë fëmijërisë ajo verën e kalonte aty, madje që në atë moshë dëshironte të bëhej kryetare e Velipojës për të ndryshuar dhe përmirësuar gjërat që asaj nuk i pëlqenin.

“Velipoja është plazhi me ujin më të pastër. Që në fëmijëri s’e kam braktisur kurrë Velipojën. Këtë verë kam bërë më pak plazh se çdo herë tjetër, shkak angazhimet”, tha ajo, duke shtuar se tanimë që është koordinatore e qarkut në Shkodër ka në dorë të ndryshojë shumë gjëra në qytetin e saj të zemrës.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb