Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock i ka bërë thirrje Aleancës që të zbatojë sa më parë marrëveshjen për të pranuar Suedinë dhe Finlandën në NATO.

Ministrja e Jashtme ka theksuar se Suedia i është përgjigjur të gjitha kushteve dhe se ka treguar gatishmërinë e saj ndaj Turqisë në një moment tragjik si ajo e tërmetit katastrofik që goditi vendin.

“Ishte e drejtë dhe shumë i rëndësishëm fakti që Suedia iu përgjigj shqetësimeve të Turqisë, duke ndërmarrë hapa të prekshme për t’i adresuar ato”, ka thënë Baerbock, shkruan Reuters.

Ndër të tjera ajo theksoi se tejet i rëndësishëm është edhe fakti që Suedia dhe Finlanda të mund t’i bashkohen Aleancës ‘dorë për dore’, duke shtuar se kjo nuk është në interes jo vetëm të vendeve, por të NATO-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb