SHKODËR- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë një inspektim në burgun që pritet të hapet së shpejti në Rec të Shkodrës. Nga ambientit e këtij institucioni, Gjonaj tha se është një investim i jashtëzakonshëm dhe se do ketë ndikim në standardet europiane për trajtimin e të dënuarve.

Gjonaj Lezhe (3)

“Sot inspektuam institucionin dhe shikojmë që punimet janë drejt fazës përfundimtare. Burgu i Recit do ti japë zgjidhje problemit të mbipopullimit në sistemin e  burgjeve. Ky do të jetë një burg me kapacitet prej 760 të burgosur të përhershëm dhe të paraburgosur. Burgu i Recit është një investim i jashtëzakonshëm me fondet e BE dhe qeverisë shqiptare. Burgu do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në standardet europiane sa i përket trajtimit të të dënuarve dhe të paraburgosurve”, tha Ministrja Gjonaj.

Gjonaj Lezhe (4)

Ajo e quajti një lajm të mirë për qarkun e Shkodrës ndërtimin e këtij institucioni dhe tha se do të hapen 400 vende pune në bazë të meritokracisë.

Gjonaj Lezhe (5)

“Hapja e Burgut të ri të Recit lajmi i mire për qarkun e Shkodrës pasi në të do të punësohen rreth 400 punonjës. Sikundër testohen sot policët e Shtetit, po njëlloj po testohen e punonjësit e policisë së burgut të Recit. Me procesin e rekrutimit të punonjësit në këtë burg, kemi ndryshuar njëherë e mirë edhe mentalitetin e punësimit. Nuk ka më punësime partiake, por në bazë të meritokracisë”, deklaroi Gjonaj.

Gjonaj Lezhe (1)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb