Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka publikuar të dhënat mbi të ardhurat në buxhet.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Ibrahimaj sqaroi se ekonomia ka pasur një zhvillim pozitiv, duke sqaruar se ka një rritje me 22.7 për qind krahasuar me një vit më parë. Sipas ministres plani u realizua me 107 për qind.
“Ekonomia po ecën me ritme pozitive
Të ardhurat totale për periudhën janar- prill 2022 u realizuan në masën 187.8 miliardë lekë ose 107 % e planit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat u rritën me 34.7 miliardë lekë ose 22.7 %.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë janë punë për të gjithë parametrat fiskalë, si dhe ritmin e qëndrueshëm të rritjes së të ardhurave”, shkroi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb