Javën që vjen pritet që të miratohet në Kuvend projektligji për rritjen e pagave. Ky fakt u bë i ditur nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Kjo e fundit nga Shkodra deklaroi se projektligji më pas do të miratohet në Këshillin e Ministrave.

Gjatë fjalës së saj, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, Ibrahimaj u shpreh se të gjithë punonjësit e sigurisë, arsimit, shëndetësisë dhe të gjitha nivelet e administratës, në qershor do marrin pagat e rritura bashkë me shtesën e muajit prill që nuk e morën për shkak të shtyrjes së miratimit të vendimit.

“Projektligji për rritjen e pagave pritet të miratohet javën e ardhshme në kuvend dhe më tej do vijohet me miratimin e akteve nënligjore që rritja e pagave të bëhet realitet për punonjësit e sigurisë, shëndetësisë, arsimtarët dhe të gjithë administratës. Ky do të jetë hapi i parë këtë vit. Pagat në qershor do jenë të rritura dhe do kenë shtesën që nuk keni marrë në prill. Në mes të vitit të ardhshëm pagat do kenë një rritje me 30-60 për qind”, pohoi Ibrahimaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: