Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli do të marrë pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes të NATO-s, që do të zhvillohet në selinë e NATO-s, Bruksel, në datat 10-11 shkurt 2016. Diskutimet gjatë këtij takimi, do të fokusohen në aspekte të rëndësishme të mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Gjatë punimeve dyditore, ministrat e Mbrojtjes pritet të diskutojnë dhe marrin vendime mbi frenimin e rreziqeve dhe mbrojtjen e Aleancës, Planin e Veprimit të Gatishmërisë (RAP), zhvillimin e kapaciteteve, rritjen e bashkëpunimit me vendet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, në veçanti me Bashkimin Europian, etj.

Gjithashtu, znj.Kodheli do të jetë pjesë e diskutimeve në formatin e Komisionit NATO-Gjeorgji (NGC), ku do të adresohet ndër të tjerash, implementimi i paketës thelbësore NATO-Gjeorgji.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: