MYNIH – Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, ku në fokus janë katastrofa me emigrantët dhe kriza e sigurisë evropiane .

Në një njoftim për mediat nga Ministria e Mbrojtjes mesditën e të premtes bëhët e ditur se ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, ku në fokus është lufta në Siri, katastrofa me emigrantët dhe kriza e sigurisë evropiane.

Gjatë punimeve të kësaj konference, ministrja Kodheli pritet të zhvillojë takime dypalëshe me personalitete dhe diplomatë të njohur.

Në konferencën e Sigurisë në Mynih, marrin pjesë disa kryetarë shtetesh, si dhe shumë ministra të Jashtëm e të Mbrojtjes. Nder ta janë mbreti Abdullah i II i Jordanisë, presidenti i Polonisë Andrzej Duda, kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, homologu i tij rus, Sergey Lavrov, ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoygu, ministri i Mbrojtjes i Britanisë, Michael Fallon, ai i Francës, Jean-Yves Le Drian, si dhe përfaqësues të qeverisë gjermane.

Konferenca e 52-të e Sigurisë në Mynih po zhvillohet nën udhëheqjen e ambasadorit Wolfgang Ischinger.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb