TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli priti në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në vendin tonë, Talat Salem Radwan.

Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm, kur komuniteti ndërkombëtar është i goditur nga sulmet e elementëve terroristë që kanë ndodhur së fundmi në disa kryeqytete të botës. Të dy autoritetet diskutuan për mënyrat e shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e inteligjencës.

Ministrja Kodheli dhe ambasadori i Arabisë Saudite Talat Salem Radwan shkëmbyen pikëpamjet e tyre në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: