TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është takuar sot me nxënësit e Qendrës Multifunksionale “Don Bosko” në kryeqytet. Takimin me ta, ministrja Kodheli e zhvilloi në formën e një bashkëbisedimi, i cili u karakterizua nga tone mjaft të ngrohta dhe diskutime të lira.

Kodheli i porositi nxënësit e kësaj shkolle profesionale që të t’i kushtojnë vëmendje të veçantë studimeve, të mësojnë sa më shumë me qëllim që nesër të bëhen specialistë të zot në fushat ku ata do të punojnë. “Ju jeni të rinj, në moshën më të bukur dhe si të tillë shijojeni jetën tuaj, silluni mirë me njëri-tjetrin, respektoni mësuesit tuaj dhe më të rriturit, sepse kjo është gjëja më e bukur që duhet të bëjë çdo i ri”, është shprehur ministrja Kodheli.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: