TIRANE-Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ishte sot në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore në Zall-Herr për të takuar dhe uruar efektivat e njësive dhe reparteve të FA, si dhe fëmijët e tyre për festat Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Sipas një njoftimi për shtyp, ministrja Kodheli u prit nga komandanti i Batalionit, kolonel Ylli Pulaj dhe u takua me efektivin e këtij reparti dhe fëmijët e tyre. Duke i uruar festat ushtarakëve të këtij Batalioni prioritar të FA-së, ministrja i inkurajoi për ecjen përpara në karrierën ushtarake.

Një përshëndetje të veçantë, Kodheli u bëri edhe fëmijëve të ushtarakëve të këtij reparti, duke i uruar që të rriten të shëndetshëm e të edukuar, për prindërit e tyre, por edhe si një shpresë e sigurt e Shqipërisë.
Në fund, ministrja e Mbrojtjes ndau dhurata për Vitin e Ri për fëmijët e ushtarakëve të këtij batalioni.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: