Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi zhvilloi një takim me përfaqësues të Parlamentit të Nxënësve për të diskutuar për të diskutuar për një sërë çështjesh në dobi të nxënësve.

Në publikimin e saj Ministrja Kushi shprehet se gjatë takimit u diskutua për ecurinë e mësimit online, përgatitjet për provimet e maturës, si dhe sfida të tjera me të cilat po përballemi çdo ditë në shkolla.

Ndërkohë, ajo i cilëson gjithmonë të veçanta këto takime pune me Parlamentin e Nxënësve:

“Gjithmonë kënaqësi e veçantë të mirëpres përfaqësues nga Parlamenti i Nxënësve. Këto takime pune janë jo vetëm shumë të bukura nga energjia, angazhimi dhe dashuria që këta nxënës kanë për arsimin, por edhe shumë të vlefshme sepse na sjellin gjithmonë këshilla të vyera për punën tonë” – nënvizon ministrja në statusin e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb