përfaqësuesit e Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas dhe Nalin Jena, me të cilët bisedoi rreth forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bankës Botërore në fushën e digjitalizimit dhe përdorimit të teknologjisë në arsim.

Ministrja Kushi vuri theksin tek rëndësia që ka digjitalizimi dhe përdorimi i teknologjisë për ngritjen e një sistemi arsimor të qëndrueshëm që rrit eficencën në mësimdhënie.

Kushi i falënderoi dy përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore në Shqipëri për angazhimin e tyre në bashkëpunimin dypalësh për sa i përket kujdesit të shtuar për fëmijërinë e hershme, e cila është pikënisja e të pasurit një zhvillim sa më të shëndoshë të fëmijëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: