Mbërrijnë sërish në Shqipëri vaksina anti-covid.

Mësohet se 29,250 mijë vaksina Pfizer erdhën sot në aeroportin e Rinasit. Lajmin e ka bërë me dije vetë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manastirliu shkruan se në Shqipëri kanë mbërritur gjithsej 2,074,560 mijë doza vaksinash.

POSTIMI I PLOTË:
Edhe 29,250 doza vaksine Pfizer mbërritën në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,074,560 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb