TIRANE- Ministrja e Arsimit, Kulturës dhe Sporteve, Lindita Nikolla, e ka nisur sot ditën e parë të punës për qeverisjen në 4 vitet e ardhshme, nga Kolegji Universitar “Luarasi” ku zhvillohet ceremonia e diplomimit të studentëve për vitin 2017.

Teksa është ndalur tek standardet e larta që ofron ky Kolegj Universitar për studentët, ministrja Nikolla ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për familjen Hysenbelliu.

“Ka diçka të veçantë në Kolegjin Universitar “Luarasi”, sepse familja Hysenbelliu investon jo vetëm për të garantuar një institucion me infrastrukturën më të lartë, por ka një veçori, sepse investon në gjithë komunitetin, apo networkun, sepse kujdeset për çdo emër që del dhe formohet nga kjo godinë, në mënyrë që ai nesër të jetë i suksesshëm në tregun e punës. Ndaj unë duatë shpreh mirënjohje dhe falënderim për presidentin e Luarasi. Dua të shpreh mirënjohje edhe për prindërit e këtyre studentëve. Prindërit shqiptarë investojnë kaq shumë për shkollimin dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Të dashur prindër, fëmijët tuaj marrin sot një diplomë të akredituar, një diplomë të standardeve të larta europiane, dhe marrin dije nga ky staf i specializuar. Faleminderit për mbështetjen që i keni dhënë institucionit dhe gjithçkaje që organizohet”, u shpreh ministrja Lindita Nikolla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb