TIRANË

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ministren austriake për Bashkimin Europian dhe Kushtetutën, Karoline Edstadler. Edstadler theksoi se Austria po përpiqet për pasaportën e gjelbër, në mënyrë që të mundësohet lëvizja e lirë për shqiptarët.

Gjatë këtij takimi ministrja Xhaçka si dhe ministrja austriake u shprehën se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të përshpejtohet.

“Austria i ka dhënë asistencë Shqipërisë për të përballuar tërmetin dhe pandeminë Covid-19. Austria është e zëshme dhe ndërgjegjshme sesa të ndërvarur jemi nga kërcënimi dhe ndaj ndau doza ndaj Covid, nën emrin e BE-së. Të lehtësohen pengesat për rajonin tonë. Austria e kupton mirë sesa e rëndësishme është qasja strategjike e BE ndaj vendit tonë. Be të vlerësojë arritjet tona”, deklaroi ministrja Xhaçka.

“Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara. Kemi plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveriatre. Tani është radha e BE-së për të vlerësuar arritjet tona konkrete, duke nisur bisedimet e anëtarësimit”, u shpreh Xhaçka.

Sipas saj, rigjallërimi i perspektivës së integrimit evropian të rajonit është instrumenti më efikas për forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Xhaçka vlerësoi mbështetjen e Austrisë pas tërmetit dhe gjatë pandemisë.

“Austria shpërndau në vendet e Ballkanit Perëndimor 651 mijë vaksina”, tha ajo.

Duke folur për certifikatën e vaksinimit, një çështje kjo që po diskutohet në BE, Xhaçka tha se po ndjekim diskutimet për lehtësimin e kufizimeve.
Sipas saj, është emergjente nevoja për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve të rajonit.
Ministrja tha se janë 60 kompani austriake që ushtrojnë aktivitetin në vendin tonë, por, u shpreh ajo, potencialet janë për të rritur me tej këtë bashkëpunim.

Nga ana tjetër ministrja austriake Karoline Edstadler deklaroi se ‘ne kemi nevojë për vendet e Ballkanit Perëndimor e sidomos për Shqipërinë kur bëhet fjalë për përballimin e problemit të emigracionit dhe këtu Shqipëria është një partnere e fortë dhe e besueshme’. Sipas saj, për aq kohë sa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë pjesë e BE ky projekt nuk është i plotë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Është vërtetë kënaqësi që gjendem këtu në Shqipëri. Jam e kënaqur që të shoh pak më tepër dhe të marr pak më tepër nga kjo atmosferë e shkëlqyer e këtij vendi, një vend me shumë shanse për të ardhmen, kështu që faleminderit për mirëseardhjen e ngrohtë.
Ju sapo keni pasur zgjedhjet dhe dua që ta nis duke ju thënë përgëzime për zgjedhjet e 25 prillit dhe shpresoj që të mund të përçojmë marrëdhëniet dypalëshe me ju dhe të gjitha forcat politike për një objektivë, një perspektivë të besueshme për Shqipërinë dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për të hyrë në BE. Është thelbësore edhe në një kohë kur shëndeti mbetet përparësia jonë. Na duhet ta luftojmë këtë virus, duhet ta bëjmë në mënyrë të bashkërenduar dhe së bashku sepse kjo është vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë dhe për këtë jam shumë e lumtur që Austria ishte në gjendje të bashkërendonte e kontribuonte për këtë. Ka 651 mijë doza vaksinash për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nga këto 145 mijë doza të Pfizer janë për Shqipërinë. Askush nuk është i sigurt nëse të gjithë nuk janë të sigurt. Ne kemi rrënjë të forta historike e ekonomike me Shqipërinë. Kjo është arsyeja se përse e kemi përzemër këtë rajon. Së dyti, duhet të mundësojmë lëvizshmërinë e njerëzve dhe kjo është arsyeja se përse po përpiqemi për pasaportën e gjelbër dhe ka pasur unitet në BE për këtë pasaportë të gjelbër dhe jemi të bindur që duhet të përfshijmë dhe vendet e treta në këtë pasaportë të gjelbër për të mundësuar një lëvizshmëri të sigurt sepse kjo është kyçe për ekonominë, për turizmin. Është e qartë që këtu duam të përfshijmë dhe Shqipërinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë pasaportë të gjelbër”, deklaroi Edstadler .

Ajo theksoi se një pikë tjetër në partneritetin tonë vërtetë të fortë është migracioni. “Ne kemi nevojë për vendet e Ballkanit Perëndimor e sidomos për Shqipërinë kur bëhet fjalë për përballimin e problemit të emigracionit dhe këtu Shqipëria është një partnere e fortë dhe e besueshme. Dua vetëm të përmend një shifër, në 2021, 52 migrantë janë ndaluar këtu, çka nënkupton që duhet të punojmë së bashku. Ne kemi nevojë për ju, si çështje apo në kuadër të sigurisë në BE dhe duhet t’u japim ju perspektivën për të hyrë në BE. Në qoftë se nuk e përshpejtojmë këtë proces të gjithë humbasim. Kjo është arsyeja se përse po avokatojmë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ju po bëni shumë për t’i treguar BE-së se doni të shihni hapa të mëtejshëm. Ju jeni angazhuar sidomos në shtetin e së drejtës dhe Austria po mbështet 5 projekte në këtë drejtim. Shteti i së drejtës dhe institucionet e forta janë shtylla e një demokracie të qëndrueshme dhe e BE-së. Shteti i së drejtës, demokracia dhe të drejtat e njeriut janë vlerat thelbësore të unionit tonë.
Për aq kohë sa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë pjesë e BE ky projekt nuk është i plotë. Nuk duhet të flasim për procesin e anëtarësimit, duhet të plotësojmë hendeqet. Ju jeni të rrethuar si rajon nga anëtarë të BE dhe meritoni perspektivën atje dhe ne po luftojmë për këtë.
Nga dita e parë kam avokatuar për nisjen e kësaj konference dhe kjo ka qenë qysh para nisjes së pandemisë. Kam kërkuar që në atë kohë që të përfshihen vendet e Ballkanit Perëndimor në procesi ne konferencës sepse flasim për të ardhmen e BE dhe nuk flasim vetëm për tani, por perspektivën e 25 viteve më pas. Shqipëria dhe BP duhet të përfshihen në këtë proces dhe ky proces do të nisë të dielën më 9 maj, Ditën e Europës dhe le të jetë kjo ditë një ogur i mirë për Shqipërinë dhe për marrëdhëniet e ardhshme mes Shqipërisë dhe Austrisë”, deklaroi ministrja austriake.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb