Polemika mbi videon e publikuar nga Ministria e Bujqësisë, gjatë takimit të ministres Ikonomi në serat e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje. Teksa ministrja bisedonte me një agronom, në pamje u shfaq një bimë kanabis sativa pranë rrënjëve të domateve.

Shfaqja e kanabisit duket se ka qenë një pakujdesi, pasi pamjet u fshinë, për t’u ripostuar me vonë të modifikuara. Pas kësaj Ministria e Bujqesisë sqaroi se bimët narkotike në serën e institutit shtetëror, janë mbjellë me kërkesë të Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit për llogari të hetimeve.

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Lushnjë, në fushën e saj të veprimtarisë bashkëpunon me ente publike dhe private. Në këtë kuadër, bazuar në kërkesat e Prokurorisë /Policisë së Shtetit, kryen për llogari të hetimeve të tyre mbjelljen e farërave të bimeve të dyshuara si bimë narkotike. Bimët në fjalë janë mbjellë sipas kërkesës së tyre më shkresën numër 369, datë 4.05.2021. Kjo formë e bashkëpunimit është e hershme dhe e vazhdueshme, në funksion të evidentimit të farërave të dyshuara nëpërmjet mbjelljes dhe rritjes deri në një fazë të caktuar.

 

Drejtori i Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore ne Lushnjë shpjegon procedurat qe ndiqen nga institucionet per kultivimin e bimeve narkotike.

“Këto bimë dhe fara të porsambjella ndodhen në serat eksperimentale të qendrës me urdhër të prokurorisë dhe qëndrojnë aty për 45 ditë deri në zhvillim të plotë. Në momentin kur bimët arrijnë zhvilim të plotë është prokuroria që i merr dhe i çon në laboratorin e kriminalistikës për analiza të mëtejshme.”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb