TIRANË

Pas prezantimit të draftit për “Paktin  me Universitetin” nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Ai shkruan në “Twitter” se ky draft i prezantuar  sot është një ftesë diskutimi për të gjithë duke filluar nga pedagogët, studentët dhe deri tek drejtuesit e universitetit.

“Drafti i PAKTIT PER UNIVERSITETIN u prezantua sot nga ministrja Besa Shahini, si një ftesë për një Dialog gjithëpërfshirës, me pedagogë, studentë e drejtues të Universitetit?

Ky draft, që e gjeni më poshtë dhe që siç mund ta shihni shkon shumë përtej 8 kërkesave, do të reflektojë kritikat e sugjerimet që do të shprehen gjatë Dialogut, duke u kthyer edhe në bazën një partneriteti të ri qeveri/universitet, si edhe të marrëveshjeve të partneritetit mes ministrive e universiteteve? Në këtë draft mund të gjeni edhe rrugët e adresimit të 8 pikave dhe afatet e përmbushjes së tyre?”, shkruan Rama.

Ministrja e re e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini teksa komentoi paktin e ri, ftoi edhe ministrat e tjerë të pranishëm në takim për të komentuar mënyrën sesi do vazhdojë bashkëpunimi.  Ajo u shpreh mes tjerash se tashmë është vendosur një marrëdhënie e re për patronazhin e universiteteve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb