Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi hedh një sërë akuzash për ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro së i përket çështjes së Teatrit Kombëtar.

Ndërsa ministrja Kumbaro pritet të dëshmojë përpara komisionit të Edukimit, Boçi shprehet skeprik për atë që mund të thotë ministrja.

Reagim i i plotë i deputetit demokrat Luçjano Boçi:
Capture
Pas refuzimesh rresht Ministrja e Kulturës ka vendosur të dalë nga vendi ku ishte fshehur.
Nesër vjen para Komisionit të Edukimit për çështjen e Teatrit.
Nuk e di cfarë roli ka marrë përsipër të luajë nesër, por 100% do bëjë teatër.
Më mirë të themi do luajë përsëri hapa-dollapa, siç ka bërë deri tani.
Sepse:
– Kur Rama deklaronte shembjen e Teatrit, Kumbaro thoshte që thjesht do zhvendosim artistët tek Turbina!
– Kur Veliaj deklaroi se ka projekt, Kumbaro solli shkresë në komision, ku theksonte se nuk ka as projekt, as studim fizibiliteti!
– Kur ASG e shënon gati 6000 m2 siperfaqen e Teatrit, Kumbaro deklaron se Teatri do jetë 3000 m2.
– Kur Rama paraqiti PROJEKTIN plagjiaturë, Kumbaro shkruante se ai është koncept e jo projekt.
Nuk ka thënë dy herë të njejtën gjë.
E çfarë thotë njëri nuk e thotë tjetri.
Shkurt, saktë, qartë duan ta prishin për ca euro më shumë.
Teatri kombëtar për këta është dhe musolinian dhe fashist dhe kanceroz dhe pa vlerë…., po asnjëherë histori e kulturë kombëtare.
Nuk e di cfarë termi tjetër do sajojë Ministrja nesër, por ka një paradoks në të gjithë këtë histori.
Të tre këta dinë njëkohësisht se kush do jetë ndërtuesi i kullave!!!???
Pra këta nisen nga ndërtuesi për të shkuar më pas tek projekti e jo anasjelltas.
Tamam parim komedian!
– Hajdeeeee teatër të pjek…. nesër!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: