Ministrja e Arsimit Besa Shahini me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se nesër do të jepet provimi i parë i Maturës Shtetërore.

Nesër maturantët japin provimin e Gjuhës së Huaj.  Më datë 11 maturantët japin provimin e Gjuhës Shqipe

Më datë 15 qershor maturantët japin provimin e Matematikës Më datë 18 maturantët japin provimin e lëndës me zgjedhje.

Postimi i ministres Besa Shahini:

Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohë të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia vdekjeprurëse.

Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush! ?

Tashmë jemi në atë “fazën finale të maratonës” për maturantët tanë, të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor.

#MaturaShtetërore2020

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb