“Situata politike dhe çfarë ndodhi duke shpresuar që të mos ketë më përsëritje pati dhe një ndikim në turizëm por ajo që shihet është se dorë nga Shqipëria nuk mund të hiqet”.

Kështu deklaroi nga Golemi në “Prestige Resort” për emisionin “Dritare me Rudinën” në News24 Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Duke folur për sezonin turistik dhe masat e qeverisë për sa i përket shërbimeve shëndetësore ajo tha se janë 52 lloje barnash dhe nga paketa e ndihmës së parë nuk mungon asgjë në Qendrat Shëndetësore Verore. Sa i përket pushimeve të saj, ministrja Manastirliu tha se do të pushojë në Jug.

“Këtë muaj kanë filluar prentoimet, po shtohet numri. Unë kam një lidhje me Vlorën. Kemi zgjedhur Dhërmiun, sigurisht me ndalesa. Vlora ndalesa e parë, pak ditë në Dhërmi e kthim i shpejtë. Është e vërtetë që do ketë dhe kontrolle.
Nuk harroj dhe anën veriore. Ishim dje në Velipojë, do jemi javës tjetër në Shëngjin. Janë 52 lloje barnash dhe 25 materiale mjekësore që janë në shërbim dhe që nga paketa e parë e ndihmës së shpejtë nuk mungon asgjë.
Spitali Rajonal i Durrësit shton kapacitetet e veta. Puna është e një sistemi të tërë të integruar. Çdo ditë është një punë e madhe, që mjekët e infermierët kryejnë dhe shëndetësia është gjithmonë në alert”, tha Manastirliu.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Detare Paulin Ndreu foli për një dukuri të shtuar së fundmi në Vlorë, që është gaforrja blu.
“Është shtuar shumë gaforrja blu në Vlorë. Është mrekulli. Është blu nga ujërat. Ajo ha peshq të tjera. Duhet ta hamë ne, ta konsumojmë sepse është një aset që ne e kemi”, tregoi Ndreu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb