Epidemia e koronavirusit tashmë ka mbërritur në qeverinë e kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez.

Ministrja spanjolle për Barazinë Gjinore, Irene Montero rezultoi pozitive pas testit për koronavirusin, njoftoi sot qeveria.

Ajo shtoi se “të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit do të testohen” përfshirë kryeministrin Sanchez. Ministrja, megjithatë, “është në gjendje të mirë”, sipas deklaratës. Ajo ka deklaruar se do të qëndrojë në shtëpi deri sa t’i rekomandohet nga autoritetet shëndetësore.

“Bashkëjetuesi i saj, udhëheqësi i partisë radikale të majtë ‘Podemos’ dhe zëvendëskryeministri, Pablo Iglesias, është në karantinë”, shtoi qeveria në një deklaratë.

Irene
Irene

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: