Në kuadër të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit është mbajtur sot aktiviteti me temë “Shqipëria dhe shpëtimi i hebrenjve nga persekutimi dhe holokausti”.

Ministrja Xhaçka deklaroi në ceremoninë e përkujtimit të Holokaustit se përkujtimi i 6 milionë viktimave është forcim i vigjilencës sonë në luftën kundër çdo forme të anti-Semitizmit dhe urrejtjes racore
 
Duke u ndalur te lufta në Ukrainë, Xhaçka tha se është e domosdoshme mbrojtja që po i bëjmë sot vlerave të humanizmit, tolerancës, mos-diskriminimit.

“Lufta ndaj antisemitizmit kërkon qasje aktive nga qeveritë, për të ruajtur kujtimin e Holokaustit dhe për të edukuar me vlerat e humanizmit
Shqipëria ka miratuar në Kuvend përkufizimin e antisemitizmit të kësaj aleance dhe ka ka forcuar edukimin për luftën ndaj anti-semitizimit në sistemin arsimor

I kemi dedikuar një Pavijon në Muzeun Kombëtar shpëtimit të hebrenjve të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Përvoja e Shqipërisë gjatë Luftës II Botërore tregon se çfarë mund të arrijmë kur mbrojmë vlerat njerëzore përballë racizmit dhe urrejtjes.

Shqiptarët ditën të ruajnë vlerat e vërteta njerëzore të popullit tonë. Shqipëria u shndërrua në strehë të sigurt për hebrenjtë, e vetmja në Evropë ku numri i tyre u 10-fishua pas luftës
Shembulli shqiptarëve gjatë luftës na tregon rrugën e ndërtimit të një bote më tolerante dhe pa ndasi.
Shqipëria në KS, prioritet mbrojtjes të drejtave të njeriut si themel i bashkë-ekzistencës paqësore të popujve”, deklaroi Xhaçka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb