Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ministrja Xhaçka shpreh bindjen se me kontributin e Vjosa Osmanit, Kosova do të jetë e gatshme të përballet me sfidat e mëdha që e presin.

“Shumë urime për Vjosa Osmanin, Presidente e Republikës së Kosovës! E bindur që me kontributin e saj, Kosova do të jetë e gatshme të përballet me sfidat e mëdha që e presin, dialogun, integrimin, zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë.????”, shkruan Xhaçka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb