Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ka ndarë detaje nga takimi me homologun e saj gjerman, Heiko Maas.

Xhaçka zbulon se takimi i tyre ka qenë shumë optimist për të ardhmen, ku është diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit, për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për Reformën në Drejtësi. Gjithashtu, ministrja falenderoi shtetin gjerman, për mbështetjen e tyre për Konferencën e parë Ndërqeveritare.

Postimi i plotë i Olta Xhaçkës:

Bisedë shumë e mirë me @HeikoMaas. Mirënjohëse për mbështetjen gjermane për IGC-në (Konferenca e parë ndërqeveritare) e parë. Zgjedhjet e 25 Prillit, një moment i ri për reformatimin e integrimit. Reforma në drejtësi e pandalshme! ??????

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb