Përtej rezultatet dhe polemikave që prodhoi ndeshja Milan-Juve, për të tërhequr vëmendjen e gazetarëve dhe tifozëve ka menduar Mino Raiola, i cili në përfundim të sfidës u ndal duke folur për të ardhmen e disa prej yjeve që menaxhon, mbi të gjitha për të ardhmen e Pogba:

Pogba
Pogba

“Shteti i tij i dytë është Italia, i pëlqen ideja që ermi i tij lidhet sërish me Juven por tani është ende herët për të folur për këto gjera, fillimisht është kampionati më pas Europiani”, theksoi Raiola duke përforcuar edhe më shumë zërat që flasin për një rikthim të francezit në Torino. Në fakt, njeri kyç në këtë tratativë pritet të jetë pikërisht Mino Raiola. Agjenti më i famshëm u ndal më pas duke folur për Ibrahimovic dhe mundësinë për një rinovim me Milan edhe për sezonin e ardhshëm:

Ibrahimovic Cropped 1qepwjc7twzgl1oarsbp2i1fyg
Ibrahimovic Cropped 1qepwjc7twzgl1oarsbp2i1fyg

“Është në mes të një gjysmë projekti, mendoj se në fund të sezonit do të jetë ai që do të vendos. Tani është në provë, të shohim. I këshilloj që të vazhdoj në këtë mënyrë, të argëtohet, po e bën diçka të tillë dhe kjo shihet”. Në fund një koment pikat edhe për Donnarumma:

Donnarumma
Donnarumma

“Nuk duam të bëjmë tym. Nuk është momenti për të folur për rinovim. Është mirë, i qetë dhe nën kontratë. Ka një objektiv të qartë më Milanin, do të bëj gjithçka për të kapur Champions League, është shumë e rëndësishme për të dhe për Milan. Duhet të shohim dhe çfarë planesh kanë drejtuesit e klubit, gjithsesi, ai ende pret një ndjesë nga tifozët e milanist”, u shpreh Raiola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb