Merkato e janarit është në prag dhe për të ndezur atmosferën mendon si gjithnjë Mino Raiola. Një nga emrat më të nxehtë në qarkullim është Paul Pogba, e ardhmja e të cilit tek Man.United është shumë e paqartë. Agjenti i tij nuk përdor lojëra fjalësh por është i drejtë për drejtë kur flet për gjendjen e mesfushorit francez: “Është mirë të flasim hapur, të shohim përpara dhe të mos humbim kohë për gjetur fajtorë. Paul në Man.United nuk është i lumtur, nuk po arrin të shprehet siç dëshiron dhe ashtu siç të gjithë presin. Ai duhet të ndryshoj skuadër, të ndryshoj ambient”, u shpreh Raiola duke u ndalur më pas tek detajet e kontratës që e mbajnë të lidhur francezin në “Old Traford” deri në verën e vitit 2022:

Pogba
Pogba

“Mendoj se zgjidhja më e mirë për të dy palët është që Pogba të shitet në merkaton e radhës, në të kundërt rrezikon të largohet me parametra zero, duke parë që edhe drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të rinovojnë kontratën”, u shpreh agjenti i Pogba në një intervistë për “Tuttosport”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb