Respekti, dhe nëse duam, edhe dashuria për fanellën bardhezi nuk janë aspak në diskutim. Pol Pogba nuk e ka harruar të shkuarën e tij në Torino me Juven, skuadra që e futi në futbollin e madh kur ishte ende një djalosh dhe që e kurorëzoi në elitën botërore. Por sot për sot, e ardhmja e tij duket në Madrid dhe jo në Itali.

Mesfushori francez ia ka bërë të qartë disa herë trajnerit Zidan se cili është prioriteti i tij. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Mino Raiola, agjenti i tij, që ka diskutuar në shumë raste për këtyë çështje me drejtuesit e “los blancos”.

Me përjashtim të një ndonjë revolucioni në prespektivë dhe strategji, Pogba është i destinuar të largohet nga Junajtidi këtë verë. Klubi anglez nuk dëshiron ta humbasë me parametër zero në vitin 2021, ndërsa çmimi i kartonit të tij rrotullohet te 100 milionë eurot. Para të cilat Real Madridi është i gatshëm t’i paguajë për të kënaqur trajnerin Zidan, Pogban por edhe Raiolën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb