Agjenti i famshëm Mino Raiola në një intervistë 360 grade flet për yjet e tij Pogba, Mkhitaryan, Ibrahimovic, Balotelli: “Mkhitaryan tek Juve? Është një lojtar i shkëlqyeshëm në aspektin teknik dhe profesional. Mund të krijojë asise për gol, dhe është i vlefshëm për skuadrën. Është një lojtar perfekt për Juven, por mund të jetë pjesë e 10 skuadrave më të mira në botë. Është e vështirë që B.Dortmund mund ta lë të lirë, mgjth të shohim nëse mund të vijë në Serie A”. Nga një talent tek tjetri Raiola vlerëson francezin Pogba: “Vlerësohet 80 mln euro? Është një nga lojtarët më të çmuar në merkato, për moshën që ka dhe për rritjen profesionale. Balotelli? Nuk flitet më për jetën e tij private, dhe ky është një përmisim i madh. Nuk jam penduar aspak që e largova nga Milano. Juve pas tij? Ka pasuar një mohim, situata është kjo”. Komenti i fundit i Raiola-s shkon për Ibrahimovic: “Me gjithë respektin që kam për Romën, nuk besoj se mund ti lejojnë vetes një lojtar të tillë”.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: