Kievi po përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë.

Një zëdhënës i Ministrisë, njoftoi se Kievi po punonte me partnerët për të krijuar një mekanizëm për vendosjen e sanksioneve ndaj individëve që mbështesin apo që janë përfshirë në agresionin rus.

“Autoritetet ukrainase kanë përgatitur një listë me rreth 12 mijë shtetas rusë ndaj të cilëve do të vendosen sanksione”, bëri me dije zëdhënësi i ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, duke shtuar: “Ukraina do të vazhdojë të vendosë sanksione ndaj qytetarëve rusë, përfshirë Patriarkun Kirill, të cilët minojnë sigurinë kombëtare të Ukrainës. Ne kemi përgatitur një listë sanksionesh , që përfshin më shumë se 12,000 oligarkë, zyrtarë dhe propagandues rusë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb