MALIQ

Një minoren ka tentuar të vjedhë para nga arka e një kishe në fshatin Zvirinë të Maliqit.

Mirëpo, ndërhyrja e policisë, ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të objektit të kultit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se policia i ka gjetur minorenit një sasi të vogël parash.

Nuk dihet saktësisht nëse këta para, minoreni i ka pasur me vete apo i ka marrë nga arka e kishës.

Policia ndodhet në vendngjarje, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të gjithçkaje.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: