Studiuesi Neritan Ceka me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e emisionit ‘Open’ ka folur në lidhje me qëndrimin e minoritetit grek në Himarë, teksa tha se ata janë në gabim pasi kërkojnë që të marrin njerëz që nuk janë pjesë e tyre në identitetin që përfaqësojnë.
Sipas Cekës ka një përpjekje për të zgjeruar Himarën si komunitet minoritar në zonat e tjera pranë ku përmendi Qeparonë dhe Vunoin ndër të tjera.
“Ajo që është gabim në punën që bëjnë ky minoritet, që janë një identitet, është se ka një përpjekje që përveç atij grupi ka një përpjekje për të marrë njerëz që nuk janë pjesë e tyre. Ka një përpjekje për të zgjeruar Himarën aty ku nuk është si komunitet. Përpjekja për të futur brenda Himarës banorët e zonave të tjera është nja gabim i madh, ata duhet të mbrojnë identitetin e tyre dhe kur të flasin gjuhë ne Athinës nuk do jenë më himarjotë dhe do humbin identitetin e tyre. Ata duhet të ruajnë gjuhën e tyre që po e humbin pak nga pak”, tha ai.