Autoritetet bjelloruse njoftuan sot mbylljen e përkohshme të kufijve tokësorë të vendit me Lituaninë, Letoninë, Ukrainën dhe Poloninë, duke përmendur luftën kundër përhapjes së COVID-19.

“Për shkak të situatës epidemiologjike në vendet fqinje, Bjellorusia po kufizon përkohësisht hyrjen në territorin e saj përmes pikave të kontrollit tokësor me Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Ukrainën”, njoftoi Komiteti Kombëtar i Ruajtjes së Kufirit në një njoftim për shtyp.

“Personeli diplomatik dhe kamionët që transportojnë mallra ndërkombëtare nuk do të preken nga këto kufizime”, shtoi i njëjti burim.

Sipas deklaratës, aeroporti i Minskut do të vazhdojë të mirëpresë fluturimet ndërkombëtare pa asnjë kufizim.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb