MINSK- Pas një maratone bisedimesh historike prej 13 orësh, ndoshta më e gjata në karrierën e tyre, Putin, Poroshenko, Merkel dhe Hollande po kërkojnë një marrëveshjen për të sjellë paqe në Donbass gjatë samitit të Minskut.

Një luftë e vërtetë nervash, si provë mund të shikohet fytyra e tërhequr e 4 liderëve. Putin është kapur teksa ka thyer një laps.

Kushtet e propozuara nga Rusia në Minsk janë të papranueshme. Kështu deklaroi presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko. Por ai ka shtuar ndër të tjera se, “Ka akoma një shans për të gjetur një kompromis për të arritur paqen në Donbass.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: