Portieri shqiptar Etrit Berisha nuk po merr minuta në Torino këtë sezon dhe sipas “Tuttosport” ai mund të largohet nga klubi. Asnjë prezencë në Kupën e Italisë, zero minuta të luajtura në ligë. Ai nuk doli në fushë as në dy xhirot e para shumë të lehta të Kupës, ndaj Palermos dhe Çitadelës. Gjithashtu Berisha luajti shumë pak në miqësore. Me sa duket marrëdhënia e tij me trajnerin Juriç nuk është e mirë për shkak se ai nuk aktivizohet më.

Por një dritë në fund të tunelit është ndezur sot për portierin pasi klubi anglez Sauthempton humbi portierin e dytë për shkak të një dëmtimi dhe zëvendësuesi tij mund të jetë pikërisht Berisha. Sipas medias italiane klubi anglez nuk do ta kishte problem të paguajë rrogën e Etritit dhe për këtë arsye mund të nisin negociatat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb