Edvin Kulluri ka debatuar me analistët Skënder Minxhozi, Arjan Vasjari dhe Ervis Iljazaj, në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.

Kulluri ka hedhur dyshime se SHBA do të shpallte “non grata” Lulzim Bashën dhe jo Sali Berishën, por një gjë e tillë ka ngjallur debate. Ka qenë Arjan Vasjari, që i është kthyer Kullurit, duke i thënë se nëse kishte dijeni për një gjë të tillë, duhet të kishte folur më parë dhe jo tani.

Pjesë nga diskutimet:
Minxhozi: Unë mendoj që kur futet në lojë opinioni publik, përkrahësit e një partie, vlerat, atributet dhe standardet marrin një rëndësi primare. Nuk është një lojë pallati, por bëhet një lojë sheshi. PD ka vendosur publikisht ta zgjidhë krizën që ka. Ne ndodhemi përballë dy të këqijave relative. Unë e gjej shumë të vështirë të besoj që Berisha mund të bëjë luftë standardesh demokratike brenda PD. Njeriu që ka masakruar të gjitha llojet e standardeve në partinë e tij. Që doktori të dalë e të thotë që Basha po shkel këtë e atë, kur statutin e ka bërë rrogoz, këtu pastaj…
Kulluri: Po nxitohesh.
Minxhozi: E njoh edhe unë historinë e asaj partie.
Kulluri: Kur është marrë vendimi për koalicione me LSI më 2009, Sali Berisha e ka shpallur…
Minxhozi: E vërteta është më e komplikuar.
Kulluri: Po duro mo. Po u bezdisët e lë.
Vasjari: Po çke ti me bezdinë time?
Kulluri: Iljazaj më tregon gjëra që nuk kanë ndodhur ndonjëherë në parti.
Ilajzaj: Ca të tregova unë?
Kulluri: Ore ta dish mirë, nuk është kërkuar referendum në PD, por statut të ri.
Iljazaj: Po pse kërkon statut të ri?
Kulluri: Kur ti thua që Sali Berisha ka qenë i tillë, i tillë…
Ilajzaj: Po unë nuk thashë asgjë mo.
Kulluri: Politika do zgjidhje konkrete. Zgjidhja konkrete sot është që kjo parti është kënetë dhe do parë urgjent.
Pse nuk u shpall “non garata” Basha, por Berisha?
Kulluri: Për të ndarë Berishën nga Basha. Nëse Berisha ka peshën më të madhe në parti, mbase është detyruar Berisha të dalë nga kjo heshtje për të bërë këtë që po bën.
Iljazaj: Kam respekt për mendimin tënd, por kjo që thua nuk ka logjikë, që amerikanët
Kulluri: Mos kthe në thashethem diçka që e ka thënë Berisha, se i ka qenë në zyrë ambasadori Lu, që i ka lënë dosjen e Bashës.
Vasjari: Këtu Kullur ka një problem të madh moral, se nëse ti thua sot për këtë dosjen e Bashës, ti duhet ta kishe thënë atëherë. Është amorale që thua gjëra të rënda, që brenda PD ka njerëz që japin 500 vota. Por këtë duhet ta thuash publikisht. Nëse ne vijmë në studio dhe themi që e kemi ditur për Bashën, se kemi parë dosjen, duhej thënë atëherë.
Kulluri: Mua më kanë kërcënuar.
Vasjari: Kur bëhesh i moralshëm me këto të pjesshme, kjo nuk më pëlqen. Nëse ne nuk vendosim procedurën të parën, e pastaj të shkojmë te morali e ku do ti, nuk mund të flasim. Nëse më thua që ka njerëz në PD, që kanë hedhur 500 vota për Bashën, është e rëndë, duhet ta kishe thënë. Këta kanë përgjegjësi, që flasin pas kaq kohësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb