Analisti Skënder Minxhozi, është i mendimit që përballja e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj vendimit të dhënë nga DASH për shpalljen ‘non grata’ të tij dhe familjes, duhej të bëhet i ndarë nga partia dhe të ndiqet si një betejë personale.

Ai tha në “Real Story”, se një politikan i këtij niveli nuk mund të përlyente partinë në këtë problematikë, pasi do të përçajë PD.

“Mendoj që ne harrojmë një element që në kontinentin ku ne jetojmë s’është as naivitet, as romantizëm. Një profil si ai i Berishës gjërat na tregojnë se në këtë kontinent si i yni zgjidhet në mënyrë personale. Ai ka hapur një çështja në Francë dhe të mos përlyejë dhe të ngarkojë partinë me këtë ekspozimi.

Çështja e Bashës është e mbyllur proceduralisht, duhet të kishte ikur me kohë. Por kur SHBA ka vendosur që ai të largohet më parë, një politikan si Berisha largohet nga partia dhe e ndjek këtë gjë i vetëm. Basha ka thënë se e kam kthyer në klauzolë të pakthyeshme largimin e Berishës, sepse nëse do e hidhja me votë do të përçahej partia. Një politikan i nivelit të Berishës një problem personal, duhet ta ndiqte në atë formë”, tha Minxhozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb