Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se gara për kryetarin e ri në PD është e paravendosur për shkak se Lulzim Basha nuk zgjodhi të dorëhiqet.

Minxhozi thotë se Shehaj po pëlqehet nga ana tjetër si kandidat pasi perceptohet si i vetmi kandidat që prezanton një frakturë apo thyerje me ‘Berishizmin.

Deklaratën e tij për shpalljen non grata të Berishës Minxhozi e cilëson si më të avancuarën.

Për analistin, problemi i PD është të zgjidhë dy fate, pasi është në momentin prej 2013 që Berisha s’ka ikur, as Basha s’ka ardhur.

‘’Unë për problemin e garës ku është futur si pykë dhe çështja Berisha që e ka komplikuar më tej. Ka qenë një ide për krytetarin e ri të PD, pas zgjedhjeve, kur u pa se opozita humbi.

Basha ka të drejtë të garojë, nëse dorëhiqet. Në 2017 ngrirje, kësaj radhe PD po hyn në një garë kryetari është në detyrë, i shkrirë. Gara për kryetarin e ri është e paravendosur.

Pse Basha thotë s’ka koment. Deklarata më e avancuar. Basha në fillim doli me atë deklaratën e gjatë, dhe secili del me kontributet e Berishës fillimisht. Shehaj po pëlqehet, jo vetëm në rrjetet sociale, po pëlqehet sepse Shehaj është perceptohet si i vetmi kandidat që prezanton një frakturë të qartë me berishizmin dhe 30 vitet.

Nëse në 2013 u konstatua se Basha ishte e reja, më pas doli që berishizmi ngeli. Shehaj është një provokacion i një vlonjati që s’ka lidhje me PD-në e Berishës. Vlonjat dok, nga e folura, nga e gjitha. Realisht e re. Po them që është prurje që perceptohet si realisht e re.

I vetmi kandidat që paraqet një thyerje të pastër. Kurse Basha dhe PD deri në kohën e Bashës i ngelem bindjes që janë viktimë e një rotacioni të pakryer. Ka filluar tryeza të rrotullohet. As Berisha ka ikur, as Basha ka ardhur. Duhet të zgjidhë dy fate PD, si për vendimin e DASH, erdhëm tek Nano dhe thamë po të ikte Berisha në 2013, nuk do kishim sot një çështje Berisha non grata, edhe po të ishte s’dëmtonte ndokënd.  ‘’- tha Minxhozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb