Gazetari Skënder Minxhozi i ftuar në studion e emisionit ‘Real Story” në News 24, foli për raportin e Dick Marty dhe “Shtëpinë e Verdhë”, ndërsa rolin e Shqipërisë dhe Kosovës në gjithë këtë histori, ai e etiketoi si naiv dhe neglizhent.

I pyetur nga Sokol Balla, se pse Hashim Thaçi në intervistën e tij të fundit si President, për “Real Story” përmendi emriat e disa politikanëve shqiptarë në lidhje me rastin dhe se kërkoi më shumë angazhim nga Shqipëria, Minxhozi u përgjigj:


Minxhozi kujton intervistën e fundit të Hashim Thaçit: Shqipëria dhe Kosova, naivitet dhe neglizhencë me “Shtëpinë e Verdhë”
“Unë besoj që arsyeja është shumë e thjeshtë, se të dy shtetet një i vjetër dhe një i ri, në pjesët e tyre të kësaj historie janë sjelle naive, dhe negilzhente ,madje edhe shpërfillëse, po e nis nga Shqipëria. Kam mbuluar një pjesë të historisë apo ngjarjeve për ‘Shtëpinë e Verdhë”, ajo është një histori e çmendur. Mua s’më duket proces penal.

Kemi pasur një vullnet shumë të fortë nga Rusia dhe Serbia që të krijonin një akuzë me cikël të mbyllur, ku luftëtarë të UCK pasi i merrnin personat, i keqtrajtonin, iu merrnin organet për trafik dhe për këtë gjetën një fshat të humbur në veri të Shqipërisë. Unë e kam quajtur një histori me alienë, vetëm një film fantastiko-shkencor mund të ngrejë akuza të tilla. Shqipëria me tagrin e një shteti të vjetër, e trajtoi në mënyrë fluturake dua të them unë”.

“Ne si shtet duhet të kishim reaguar në mënyrë shumëplaneshë se edhe viktima duhet të mbrohet kur sheh që rreth e rrotull ka shumë uqër. Ne edhe sot sa herë shkojmë në Bruksel e Strasburg vetëm grindemi me njëri-tjetrin. Ne jemi tërësisht të paorganizuar, një klasë politike rrumpallë”,- vijoi Minxhozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb