Analisti Skënder Monxhozi foli në emisionin “Real Story”, në News24, për vaksinimin e mësuesve me vaksinën e AstraZeneca.

Duke u ndalur te skepticizmi i madh që është krijuar për këtë vaksinë, pas dyshimeve se shkakton mpiksje gjaku, Minxhozi tha se kur sheh dy ish-mjekët Sali Berisha dhe Tritan Shehi, në një sjellje, sipas tij, krejtësisht të papërgjegjshme, sigurisht që edhe mësuesit do ta shohin këtë vaksinë si një të keqe.

“Mendoj së mësuesit nuk kanë asnjë faj për këtë skepticizëm, sepse e kemi parë si ka filluar një sensibilitet në media, që është rrokur nga politika shumë shpejt. Më pas, kur sheh dy ish-mjekë, Sali Berisha dhe Tritan Shehu, në një sjellje krejtësisht të papërgjegjshme, atëherë edhe mësuesit, si një valë e parë për t’u vaksinuar, ta konsiderojnë këtë si një të keqe që iu erdhi në derë dhe duhet evituar. EMA thotë që përfitimet e kësaj vaksine janë më të mëdha se efektet anësore”, tha Minxhozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb