Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” deklaroi se fatkeqësitë natyrore kanë tendencën që të rrisin popullaritetin e liderëve, prandaj qeveritarët shfrytëzojnë këtë moment.

Minxhozi thotë se disa liderë të tillë si George Bush apo Barack Obama rritën popullaritetin në situata fatkeqësie, si 11 shtatori apo vrasja e Bin Laden.

Skënder Minxhozi: Edhe në Amerikën e Trumpit, që liderët e një shteti që ndodhen përballë një emergjence të madhe kombëtare, kanë tendencë të madhe popullore e ka shembuj klasik.

George Bush rriti popullaritetin pas 11 shtatorit, edhe Obama rriti popullaritetin pas vrasjes së Bin Laden. Populli rreshtohet pas qeverive, pasi aty vijnë të gjitha zgjidhjet.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb