TIRANË

Analisti Skënder Minxhozi pranon se ndryshimi i ligjit për Gjykatën Kushtetuese për betimin e anëtarëve ka hije dyshimi. Në “Real Story” në News24, Minxhozi tha se solemniteti i një anëtari të Kushtetueses nuk mund të kalojë përmes letrave e telegrameve por nga ana tjetër sipas tij, Kryetari i Shtetit në janar 2019 e prishi atë solemnitet.

Minxhozi: Dhe unë jam dakord se ligji për betimet ka hije dyshimi. Solemniteti i një anëtari të kushtetueses nuk mund të kalojë përmes letrave e telegrameve. Një president që nuk pranon të betohen ministrat, çfarë shanse lë për hapësirë për t’u betuar anëtarët e Kushtetuese. Kryetari i Shtetit në janar 2019 e prishi atë solemnitet që kishte duke ekzekutuar dekretet e ngarkimit e shkarkimit. Nëse ke objeksione për ministrin që vjen si ka mundësi të mos ekzekutosh ministrin që ikën.

Lubonja: Çfarë merite kishte ai ministër që e deshe aq shumë?

Minxhozi: Ke marrë Kushtetutën germë më germë. Kush e bën qeverinë, kush i merr dhe i heq nga puna këta njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb