TIRANË

Analisti Skënder Minxhozi mendon se Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkon ta kalojë reformën në drejtësi tek duart e partive. Minxhozi tha në “Real Story” në News24 se perëndimorët nuk kërkojnë lëvizje të kuadrit politik kryesisht për shkak të reformës dhe se nuk kërkojnë rikonfigurim të parlamentit. Avokati Jordan Daci tha se ndërkombëtarët thonë mos prekni reformën ndërsa për të tjera nuk ndërhyjnë.

Minxhozi: Meta ka propozuar që procesi i reformës të kalojë sërish në duart e partive. Amerikanët në qoftë se do donin një rikonfigurim të parlamentit do kërkonin rënien e parlamentit. Për amerikanët kemi institucione, nuk ka ndodhur gjë. Meta dhe partitë e opozitës mendojnë se ky parlament nuk duhet të ketë tagrin për të bërë asnjë lloj veprimi. Këtu nuk ka dilemë. Perëndimorët nuk kërkojnë lëvizje të kuadrit politik kryesisht për shkak të reformës.

Daci: Ata thonë mos prekni reformën për të tjerat nuk ndërhyjnë. Maxhoranca po e bllokon reformën zgjedhore. Gjykatën Kushtetuese kush po e bllokon maxhorancën.

Minxhozi: Pse nuk thonë asgjë për parlamentin ndërkombëtarët”

Daci: E quajnë inekzistent parlamentin ndërkombëtarët.

Minxhozi: Presidenti po mundohet ta çojë reformën në drejtësi tek duart e partive. Ta themi hapur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb