Në studion e emisionit “Real Story”, po diskutohet mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet lokale të 2019-ës. Kushtetuesja ka vendosur pezullimin e padisë së ngritur nga Shoqata e Bashkive, ndërsa ka kërkuar nga Komisioni i Venecias, propozime për marrjen e një vendimi final.

Analisti Skënder Minxhozi, tha se nëse Kushtuesja nuk merr një vendim për këtë çështje, do të ishte zhgënjim për drejtësinë e re. Nga krahu tjetër, analisti Arian Vasjari, argumentoi se është rrënuar pluralizmi politik, e këtë e cilësoi të tmerrshme.

Ndërsa sa i përket vendimit të Kushtetueses, ai e cilësoi të drejtë, pasi çështja është më e zgjeruar nga sa mund të duket në pamje të parë.

Skënder Minxhozi: Do të ishte rrethana më zhgënjyese për të inauguruar drejtësinë e re. Kemi pasur Gjykatë Kushtetuese që ka hedh poshtë firmën e kryeministrit. Kemi pasur vendime kushtetuese, mbi 20 të tilla që e qeveris Berisha, për VKM etj etj. Kjo realisht i bënte nderë dhe imazhit të vendit. Këtu pasi janë harxhuar dhjetëra milionë euro, e të kemi një institucion më të lartë të Shqipërisë që ka agjendën, do të ishte tepër e rëndë.

Arian Vasjari: Unë kam qenë kundër ç’dekretimit, ajo që them unë është diçka tjetër. Është rrënuar pluralizmi politik, e kjo është e tmerrshme. S’është bardhë e zi kjo gjë.

Skënder Minxhozi: Kur presidenti i shtyu zgjedhjet, a kishte vendim të prerë për të mos hyrë në zgjedhje? Mos e justifiko qoftë dhe indirekt Presidentin.
Arian Vasjari: Pozicionin tim në raport me aktin e ç’dekretimit e kam pasur dhe e kam të qartë. Nuk është thjesht çështje ç’derektimi. Ka dhe qëndrime të OSBE. Nuk u mor parasysh vullneti i zgjedhësve. Zgjedhjet janë element politikë dhe jo ligjorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb