Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se tashmë nuk është koha për kritika nga qeverisë shqiptare sa i takon veprimeve apo mosveprimeve për masat kundër COVID-19, ndërsa theksoi se duhet solidaritet.

Përballë gazetarit Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Minxhozi pohoi se masat e ashpra që janë marrë nuk bëjnë dëm në këto momente, ndërsa shtoi se Shqipëria ka bërë shumë pak për të kritikuar veten.

Teksa solli shembullin e presidentit Amerikan, Donald Trump se ky i fundit gënjehu popullin e tij se kishin të bënin me një grip të thjesht, Minxhozi pohoi se në Shqipëria është ngritur një alarm më shumë se normal.

“Kriza është e vërtetë që ka dy pamje, një pamje të parë të një qetësie aparente. Të një qëndrim vëzhgues të qeverisë shqiptare në lidhej me atë që ndodhte në vendet e tjera, dhe pastaj ka një prerje me thikë, të dukshme të qartë, në momentin kur në Selitë u zbulua një rast prej dy vetash, babë e bir. Janë dy qasje nga e cila e para, mund të kishte qenë më rigoroze. Mund të kishte qenë jo pritëse, por aktive. Në sensin e ndërprerjes së rrugës së transportit me fqinjët. Por tani është histori e tejkaluar. Sa i takon të tanishmes, është moment solidaritet dhe jo kritike. Kujtoj se nëse do hyjmë në terrenin e kritikave, Shqipëria ka shumë pak për të kritikuar veten, meqë kemi të bëjmë me pandemi globale. Presidenti Amerikan ka gënjyer popullin e vetëm se është një grip normal dhe sa të ngrohet koha do ikë. Po të krahasosh dy pamjet. Nëse vijmë tek gabimet e të tjerëve, këtu është rasti i Italisë. Sot po e paguajnë. Unë besoj se është menaxhim drastik, në Shqipëri, është një alarm më i rritur se normali. Nuk bën dëm të jesh i ashpër në këtë situatë.”, theksoi Minxhozi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb